Lajme

5 milionë euro për “Termokos”, do të behët edhe kyçja e kazermës “Adem Jashari”

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 02 November 2023

Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos”, Fisnik Osmani ka bëre të ditur se do të behët kyçja e Kazermës “Adem Jashari”, në Termokos.

Sot Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për ndarjen e mjeteve në vlerë 5 milion euro për Ndërmarrjen Publike “Termokos”.

Osmani e quajti këtë lajm të jashtëzakonshëm, derisa theksoj se do të mundësohet kyçja e “Banesave të Bardha”, Shkollat, Xhamitë dhe ndërtesat shumë katëshe në lagjen “Lakrishte”, përcjell IndeksOnline.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

LAJM I JASHTËZAKONSHËM!

5 MILIONË PËR ZGJERIM TË RRJETIT!

Punuam gjatë, analizuam detajet dhe do të bëjmë realitet kycjen 👩‍✈️ Kazermës “Adem Jashari”, në rrjetin tonë të ngrohjes!

Përveç ushtrisë tonë, nga ky subvencionim do të mundësohet edhe kyçja e 🏢 “Banesave te Bardha”, 🏫 Shkolla, 🕌 Xhami dhe ndërtesat shumë katëshe në lagjen “Lakrishte”.

🙏 Falenderim pafund për këshilltarët komunal të cilët votuan pro subvencionimit prej 5 milionë eurove të Termokos!

💚 Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera