Lajme

5 miliardë euro për Ukrainën, BE nënshkruan paketën e ndihmës financiare

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 03 October 2022

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një paketë ndihme financiare për Ukrainën në vlerë prej pesë miliardë eurosh (4.88 miliardë dollarë), tha të hënën komisioneri i tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis.

“Memorandumi për ofrimin e 5 miliardë eurove në ndihmë makro-financiare” për Ukrainën u nënshkrua nga BE, tha kryeministri ukrainas Denys Shymal përmes Twitter, duke shtuar se ai është “mirënjohës” për Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Dombrovskis. për një vendim të tillë”.

Shymal shtoi se ky është një tjetër gjest i BE-së i vendosur “për të mbështetur Ukrainën në fitoren e kësaj lufte, rindërtimin dhe ndjekjen e një të ardhmeje evropiane”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera