45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private
Autori: Gazeta inFokus
11:48 | 09 October 2026
Përdorimi i ChatGPT në Kosovë është dukshëm mbi mesataren e përdoruesëve të Bashkimit Evropian.
Shifrat që i ka shpalos, profesori dhe studiuesi, Dominik Kanbach, tregojnë që popullata është drejtuar drejt së ardhmes.
Kanbach, e sheh si pozitive këtë dukuri.
“Në Bashkimin Evropian, rreth një e treta e njerëzve në popullatë e përdorin inteligjencën artificiale shpesh. Në Kosovë, statistikat e fundit thonë se janë pothuajse 45%. Pra, është shumë mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Kjo ndoshta është një fakt befasues për dikë, por unë thashë: kjo është diçka e mirë. Kjo tregon se sa e orientuar drejt së ardhmes dhe sa e prirur ndaj teknologjisë është Kosova. Dhe, padyshim, mendoj se është gjithashtu një popullatë e re dhe shumë e orientuar drejt së ardhmes. Kjo është një aset”, ka thënë Kanbach.
Lexo po ashtuDy raste të dyshuara dhunimi dhe një ngacmim seksual u raportuan në polici, të hënënKanbach ka treguar se përdorimi i inteligjencës artificiale nuk kufizohet vetëm në punë, por një pjesë e madhe e ndërveprimeve me mjete si ChatGPT lidhen me nevojat e jetës së përditshme.
Sipas tij, rreth 73% e kërkesave që njerëzit i bëjnë ChatGPT-së janë të natyrës private, duke përfshirë pyetje për orientim, blerje, çështje mjekësore dhe këshilla.
“73% e gjërave që njerëzit po e pyesin ChatGPT-në janë private, gjëra si: si të shkoj atje, ku mund ta blej këtë, pyetje mjekësore, apo këshilla. Tre të katërtat. Kjo është shumë”, ka deklaruar ai.
Kanbach ka thënë se kjo tregon edhe potencialin e madh që inteligjenca artificiale ende e ka në përdorimin profesional.
Ai ka përmendur gjithashtu vitin 2023, kur sipas tij filloi rritja e madhe e interesimit për ChatGPT, ndërsa theksoi se inteligjenca artificiale ka hapur qasje më të gjerë në ekspertizë dhe burime.

T� tjera
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...





























