Sport

Dy kampionë, një pyetje: Kush e ka goditjen më të fortë, Frank Bruno apo Anthony Joshua? (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 04 May 2017

Nokauti mahnitës i Anthony Joshuas ndaj Wladimir Klitschkos gjatë ndeshjes së të shtunës, kishte  bërë që Joshua të futet në elitën e boksierëve më të mirë të Britanisë.

Goditja e fuqishme e 27-vjeçarit ia kishte siguruar atij titujt WBA, IBO dhe IBF – arritje të cilat i kishte kaluar edhe paraardhësi i tij britanik, Frank Bruno.

Pas kësaj ndeshje, krahasimet janë bërë të shpeshta mes Joshuas, i cili ka filluar të vlerësohet si një ndër boksierët më të fuqishëm në planet – titull të cilin dikur e posedonte Frank Bruno, e i cili i kishte nokautuar thuajse të gjithë kundërshtarët e tij në 40 ndeshjet të cilat i kishte pasur, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

“Anthony Joshua është një ‘bishë’ masive e natyrës”, ka shkruar një shikues.

“Bruno ishte shumë i mirë, por Joshua, fizikisht është një tjetër kafshë”, transmeton Telegrafi.

Një tjetër shtoi: “Bruno ka një fuqi më të mirë, por Joshua hedh kombinime më të mira”.

Bruno fitoi titullin WBC të botës për pesha të rënda në 1995

“Sipas mendimit tim, ata janë në të njëjtin nivel kur është fjala për aftësinë e tyre në KO, megjithëse me anë të mjeteve të ndryshme”.

Por tani, për herë të parë, kemi rastin të shohim video të dy boksierëve dhe të shohim se cili nga ta ka goditjen më të fortë.

Telegrafi ju sjellë këtë video në fjalë, ndërsa vendimin se kush ka goditjen më të fortë, Joshua apo Bruno, mund ta merrni vet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera