Fun & Video

42 vjeçarja merr me qira Lamborghinin dhe zhduket pa lënë gjurmë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 21 July 2017

Një makinë sportive Lamborghini, e cila kushton 250 mijë paund është zhdukur në mënyrë të mistershme.

Kompania zviceriane që dispononte makinën  thotë se Lamborghini luksoz u mor me qera nga një grua irlandeze rreth 40 vjeçe me një kartë identiteti e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Gruaja i kishte thënë përfaqësuesit të kompanisë tha se do të shkonte me makinë në Strasburg për një takim, por makina është gjurmuar duke udhëtuar nga Zvicra në Londër.

-Advertisement-

Kompania tha se ditën e dielë, nga gjurmimi i GPS makina u pa në një park në Tottenham dhe më pas u zhduk.

Drejtori menaxhues i kompanisë që jep makina me qera dhe se kjo është një humbje e madhe, duke shpresuar që kompania e sigurimeve të paguante.

“Policia britanike nuk ka bërë ende asgjë”, tha drejtori menaxhues i kompanisë.

“Ne ofrojmë 5 mijë franga zvicerane për këdo që gjen automjetin”, tha ai.

Gruaja që mori makinën me qera kishte lënë si garanci 2500 franga zvicerane,  dhe kartën e identitetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera