42 njerëz në botë janë më të pasur se 82% e globit
Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 25 January 2018
Në ditën që në Davos u mblodhën disa nga emrat më të pasur të globit për të ndjekur nga afër punimet e Forumit Ekonomik, OXFAM publikoi një raport shqetësues për gjendjen e ekonomisë botërore.
Sipas kësaj organizate britanike, aktualisht në botë 42 vetë janë të pasur thuajse sa gjysma e popullsisë globale, duke vënë në dukje rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.
Oxfam thotë se 1 për qind e të pasurve të botës vazhdon të zotërojë 99 për qind të pasurive, e madje vazhdojnë të pasurohen edhe më shumë. 82 për qind e pasurisë neto të regjistruar në botë nga marsi i 2016-s deri në mars të vitit 2017 ka shkuar në xhepat e këtij 1 përqindëshi. As edhe një qindarkë, ndërkohë, nuk është shtuar në xhepat e më të varfërve të planetit, që shkojnë në 3.7 miliardë persona.
Kontrasti është i dukshëm edhe si pasojë e faktit që çdo dy ditë regjistrohet arritja e një miliarderi të ri. OJF-ja britanike ka publikuar një raport të ri mbi pasurinë në botë, në vigjilje të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, që do të mbledhë në qytezën zvicerane “ajkën” botërore të ekonomisë dhe politikës.
“Të rikompensohet puna dhe jo pasuria”, është titulli i raportit, që mund të perifrazohet me dy fjalë: mjerim dhe pabarazi.
Në raport nënvizohet edhe hendeku në pagesë mes meshkujve dhe femrave.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...