Lajme

41-vjeçari mes lotësh: Nuk kisha qëllim ta vrisjạ babanë

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 07 August 2024

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”- Kjo ka qenë dëshmia para grupit hetimor e 41 vjeçarit Klementin Islamaj nga fshati Shalës, bashkia Konispol, i cili u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç. 41-vjeçari shtyu të atin duke e rrëzuar nga shkallët, pasi ky i fundit i kishtë vrarë me sëpatë nënën e tij 66-vjeçare, Shano Islamaj.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor 41-vjeçari tha se e shtyu të atin për ta larguar dhe vdekja ndodhi aksidentalisht.

“Vetë jam prind i dy fëmijlve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të  çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera