40 dronë rusë godasin Kievin
Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 02 January 2023
Rusia goditi me një sërë dronësh Ukrainën, në një tjetër natë sulmesh, thanë zyrtarët të hënën, ndërsa Kremlini ka dhënë sinjale se nuk heq dorë nga strategjia e saj për të sulmuar me bomba infrastrukturën civile.
Goditjet me dronë janë në vazhdën e sulmeve të ngjashme ruse në fund të vitit që u mbyll dhe fillimit të vitit të ri, përfshirë një sulm që shkaktoi vdekjen e 3 civilëve natën e ndërrimit të viteve.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha të hënën se 40 dronë u drejtuan drejt Kievit gjatë natës. Sipas trupave të mbrojtjes ajrore, të gjithë dronët u shkatërruan.
Zoti Klitschko tha se 22 dronë u shkatërruan mbi Kiev, tre në rajonet afër Kievit dhe 15 në provincat fqinje.
Sipas kryebashkiakut, disa objekte të instrastrukturës energjetike u dëmtuan si pasojë e sulmit. Një 19 vjeçar mbeti i plagosur dhe u shtrua në spital, tha zoti Klitschko, ndërkohë që pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike në Kiev.
Që prej muajit tetor, Rusia ka kryer sulme ajrore mbi infrastrukrurën e energjisë dhe të ujit të Ukrainës, thuajse çdo javë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Rusinë për “terrorizëm energjetik” pasi sulmet ajrore me bomba kanë lënë shumë njerëz pa ngrohje në tempertatura tejet të ulta.
Zyrtarët e Ukrainës thonë se Moska po përdor të ftohtin si armë për të demoralizuar rezistencën ukrainase.
Ukraina po përdor armë të sofistikuara të dërguara nga Perëndimi për të rrëzuar raketat dhe dronët të Rusisë, si dhe për të dërguar zjarr artilerie në zonat e kontrolluara nga Rusia.
Sulmi i Moskës ndaj Rusisë, që nisi në 24 shkurt, ka shkuar keq, duke rritur trysninë ndaj presidentit Vladimir Putin teksa trupat e tij përpiqen të ruajnë pozicionet dhe të përparojnë. Gjatë fjalimit drejtuar kombit për vitin e ri, zoti Putin tha se 2022 ishtë viti i vendimeve të vështira, por të domosdoshme.
Zoti Putin këmbëngul se ai nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të dërgonte trupa në Ukrainë sepse po kërcënohej siguria e Rusisë, një deklaratë që është dënuar nga Perëndimi, që thotë se Moska ka përgjegjësi të plotë për sulmin.
Rusia aktualisht është në periudhë festash publike deri më 8 janar.
Dronët, raketat dhe predhat e artilerisë të lëshuara nga forcat ruse goditën zona anembanë Ukrainës.
Pesë persona u plagosën në sulmet me bombë mëngjesin e së hënës në një zone të kontrolluar nga Ukraina në rajonin jugor të Khersonit, tha përmes platformës Telegram, guvernatori Jaroslav Janusheviç.
Zyrtari tha se forcat ruse sulmuan qytetin Beryslav, duke qëlluar ndaj një tregu lokal, me gjasë nga një tank. “Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po evakuohen në Kherson”, tha Janusheviç.
Shtatë dronë u qëlluan mbi rajonin jugor të Mykolaivit, sipas guvernatorit Vitali Kim dhe tre të tjerë u qëlluan në rajonin juglindor të Dnipropetrovskut, tha guvernatori Valentyn Reznichenko. Sipas tij, objektiv ishte infrastruktura energjitike.
Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi të hënën se gjatë natës u lëshuan 39 drone Shahed të prodhuara nga Irani, dy dronë Orlan të prodhuar nga Rusia si dhe një raketë X-59.
“Ne po qëndrojmë të fortë,” shkroi në Twitter ministria ukrainase e Mbrojtjes.
Një sulm i fuqishëm gjatë Vitit të Ri la të vrarë të paktën katër civilë dhe plagosi dhjetra të tjerë anembanë vendit, njoftuan autoritetet ukrainase. “Viktima e katërt, një banor 46 vjeçar i Kievit, vdiq në një spital të hënën në mëngjes”, tha zoti Klitschko.
Në Rusi, një dron ukrainas goditi një njësi energjitike në rajonin Bryansk që kufizohet me Ukrainën, raportoi të hënën në mëngjes guvernatori rajonal i Bryanskut, Alexander Bogomaz. “Për pasojë, një fshat mbeti pa energji elektrike”, tha ai. /VOA
Të tjera
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë,...
-
Imri Ahmeti: Në Topliqan na treguan që përkushtimi për fitore është i palëkundshëm
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pri...
-
Daut Haradinaj: Peja me rrethinë do të jetë fituese me Kosovën Fituese
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin” – Demhasaj reagon ashpër pasi Gërvalla e quajti Ramush Haradinajn të ashtuquajtur hero
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...
-
Këta janë 3 zyrtarë policor që mbetën të lënduar në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mi...
-
Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civil...
-
Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e...
-
Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkon në 3 numri i viktimave
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë –...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjaë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – ...