4 gjëra që duhet të dijë çdo brune para se të ndërrojë ngjyrën e flokëve
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 20 July 2017
Ndiheni të mërzitura paksa me ngjyrën brune të flokëve tuaja? Ekzistojnë mundësi të pafundme për të rregulluar gjërat, duke filluar nga hijezimet më të lehta e deri në nuancat bionde. Por, para se të rezervoni një takim tek parukierja juaj, ja disa gjëra që duhet t’i merrni parasysh.
Mund të ju nevojitet më shumë kohë se sa prisni. Pavarësisht nga nuanca e hapur që doni të provoni, mund të ju nevojiten disa orë për zbardhje të flokëve e më pas tonaliteti i duhur për hijezimin tuaj të preferuar. Konsultohuni me stilistin tuaj se sa mund të jetë kohëzgjatja e realizimit në mënyrë që të përgatiteni për orë të tëra.
Mund t’ju kushtojë më shumë se sa keni menduar. Sërish, edhe ky fakt varet nga ajo që ju vendosni të bëni. Por, në përgjithësi, kur shkon nga nuanca e mbyllur në të hapur, pritet që të paguani më shumë, pasi kjo konsiderohet si një proces i dyfishtë, madje edhe nëse thjeshtë bëni hijezim, pa i zbardhuar flokët tërësisht me ‘blanche’.
Do të ndryshojë cilësinë e flokëve tuaj. Nëse bëni ndonjë proces të ngjyrosjes së flokëve, pavarësisht a bëhet fjalë për një nuancë më të hapur apo disa nuanca me zbardhje, prisni që flokët tuaj të pësojnë më shumë thatësi. Nëse keni flokë më të yndyrshme dhe të dobëta, kjo mund të ju bëjë mirë flokëve duke shtuar cilësinë dhe vëllimin. Por nëse keni flokë të thatë dhe kaçurrela, atëherë duhet të konsideroni ndonjë shkëlqyes në vend të kësaj, gjë që përkohësisht do të rregullojë ngjyrën duke dhënë rezultate të shkëlqyera.
Me kalimin e kohës, ngjyra do të ndryshojë nuancën. Kur i bëni flokët nga më të errëta në nuancë më të hapur, atëherë prisni që pas disa larjesh nuanca të merr kahje tjetër. Ndonjëherë shkon nga portokalli, e verdhë apo e kuqe dhe humbet shkëlqimin e mëparshëm. Andaj mund të neutralizoni këto tone të padëshiruara me produkte për mbajtje dhe ruajtje të ngjyrës, si shampo ngjyrë vjollcë ku mjafton ta përdorni një herë në javë.
Të tjera
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...