Lajme

38-vjeçari nga Korça dhunon vëllain dhe policët, në shtëpi i gjejnë municione luftarake

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 24 December 2017

Policia e Korçës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.
Siç bëhet e ditur, 38-vjeçari Simon Kupa gjatë ditës së djeshme në lagjen nr 18 Korçë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij V.K, 48 vjeç.

Pas kësaj ngjarje, policia ka shkuar për ta arrestuar, po blutë e Korçës janë kundërshtuar më dhunë nga 38-vjeçari.

Ndërsa gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij, janë gjetur 1 armë gjahu me 46 copë fishekë, si dhe një thikë me teh të dhëmbëzuar, që i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

-Advertisement-

Policia ka prangosur 38-vjeçarin, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i Policisë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.

Ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij, si edhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit. Në banesë gjatë kontrollit iu gjet 1 armë gjahu, 1 thikë si dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Simon Kupe, 38 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 23.12.2017, në lagjen nr 18 Korçë, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit V.K, 48 vjeç. Shtetasi i mësipërm, ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambjentet e Komisariatit.

Gjithashtu gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e këtij të fundit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 1 armë gjahu me 46 copë fishekë, si dhe një thikë me teh të dhëmbëzuar, që i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 130/a, 236, 279 e 280 të Kodit Penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera