37 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës
Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 11 April 2022
Sot mbushen 37 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës. Për disa ai drejtoi Shqipërinë me nder për 40 vjet, ndërsa për pjesën tjetër Hoxha sundoi Shqipërinë gjatë kësaj periudhe.
Megjithëse Hoxha ende gëzon një simpati të veçantë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, periudha 40-vjeçare e udhëheqjes së tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata, dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësishtë nga policia dhe Sigurimi i Shtetit.
Enver Hoxha u lind më 16 tetor 1908 në lagjen “Palorto”, Gjirokastër. Ai ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.
Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985, ndërsa vdes dy ditë më vonë.
Ai u varros me një ceremoni madhështore në varrezat e dëshmorëve ku iu bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit, varri i tij u zhvendos te varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.
Menjëherë pas vdekjes së sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qendër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.
Gjithashtu, u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e datëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Ai u rrëzua më 20 shkurt 1991 nga protestuesit dhe rrëzimi i tij simbolizon edhe rënien e komunizmit në Shqipëri./Kp
Të tjera
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...