Lajme

354 rekrutë fillojnë trajnimin për t’u bërë ushtarë të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 27 January 2025

354 rekrutë kanë filluar trajnimin intensiv të Stërvitjes Ushtarake Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

Sipas një postimi nga ana e FSK-së, ky trajnim është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të të rinjve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ofruar njohuri dhe aftësi të nevojshme për t’u bërë ushtarë të aftë dhe të përkushtuar.

Gjatë këtij trajnimi, rekrutët do të trajnohen dhe përgatiten për t’u bërë ushtarë të FSK-së, ku ushtrimet përfshijnë zhvillimin e aftësive fizike, njohuritë bazë ushtarake dhe disiplinën, për t’u përgatitur për sfidat e mëtejshme që i presin në karrierën e tyre ushtarake.

-Advertisement-

“Kjo është faza e fundit e testimit para se ata të jenë pjesë e FSK-së, rekrutëve të rinj iu dëshirojmë sukses në misionin e tyre të shenjtë dhe detyrat që i presin në të ardhmen, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera