Lajme

35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rigjykimin për rastin e dhủniḿit të 11-vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 31 May 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur Aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve.

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.

I mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

-Advertisement-

I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykta.

I akuzuari E.R është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.

I mituri (3) është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqesuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera