Lajme

35 vjeçari mitrovicas, vjedh në Gjermani provon të fshihet në Kosovë, po nuk i ecën fatit

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 24 September 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 35 vjeçar nga Mitrovica në hyrje të pikë kalimit kufitar të Morinës.

Mitrovicasi po kërkohej nga Interpoli për vjedhje në Gjermani, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë:

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

B., 35 vjeç, banues në Vinarc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera