340 punëtorë të Telekomit aplikojnë për pensionim të parakohshëm e ndërprerje vullnetare të kontratave

Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 04 May 2022
Në Telekomin e Kosovës për ofertën pensionim të parakohshëm e ndërprerje vullnetare të kontratave kanë aplikuar 340 punëtorë të kësaj ndërmarrje. Krahas kësaj, menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka marrë vendim të zgjasë afatin e kësaj oferte deri më 10 maj.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj thotë për KosovaPress se 340 punëtorë të kësaj kompanie publike kanë aplikuar për të dalë në pension të parakohshëm dhe ndërprerje vullnetare të kontratës për punë.
“Nga data 25 mars deri në 25 prill kanë aplikuar 340 punëtorë për pensionim të parakohshëm për personat të cilët/at dalin në pensionim gjatë viteve kalendarike 2023, 2024, 2025 dhe 2026, si dhe për marrëveshje vullnetare për ndërprerjen e kontratës së punës me benefitet e përcaktuara për punëtorin/en”, thotë ai.
Sipas tij, ka të interesuar edhe shumë të tjerë ta firmosin largimin vullnetar nga puna, dhe sipas tij, për këtë qëllim edhe kanë kërkuar nga menaxhmenti të zgjatet afati edhe për dy javë.
Ndërsa edhe nga menaxhmenti i Telekomit kanë konfirmuar për KosovaPress se procesi i aplikimit që ishte paraparë të përfundojë me 25 prill ende nuk është përmbyllur.
Zëdhënësi i kësaj kompanie, Fadil Lepaja ka thënë për KosovaPress se me kërkesë të sindikatës, të arsyetuar me interesimin e shtuar të ditëve të fundit për këto pako, Burbuqe Hana, UD Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit ka vazhduar afatin e aplikimit për pakot vullnetare deri më datën 10 maj.
“Lidhur me temën konkrete, deri tani as ne si kompani nuk i kemi të dhënat e plota, pasi procesi i aplikimit ende nuk është përmbyllur. Me kërkesë të sindikatës, të arsyetuar me interesimin e shtuar të ditëve të fundit për këto pako, zonja Burbuqe Hana, UD Kryeshef Ekzekutiv i TK e ka vazhduar afatin e aplikimit për pakot vullnetare deri më datën 10 maj. Me përfundimin e këtij procesi, gjithsesi do t’i kemi të dhënat e plota”, thotë Lepaja.
Në këtë shkresë elektronike, të titulluar “Ofertë me pako vullnetare për punëtorët!”, të punësuarve në këtë kompani iu ofrohet një pako dalëse, e cila përfshin dy mundësi.
Në email u bëhet ofertë punonjësve që të dalin në pension gjatë katër vjetëve të ardhshme të arrijnë marrëveshje për pensionim të parakohshëm, ndërsa po ashtu u bëhet ofertë edhe punonjësve që janë të interesuar për ndërprerje të kontratës në mënyrë vullnetare.
“a)Pensionimi i parakohshëm për personat të cilët/at dalin në pensionim gjatë viteve kalendarike 2023, 2024, 2025 dhe 2026, si dhe b) Marrëveshje vullnetare për ndërprerjen e kontratës së punës me benefitet e përcaktuara për punëtorin/en”, thuhet ndër të tjera në e-mailin e dërguar secilit punëtorë.
Ata që firmosin për t’u pensionuar para kohe do të përfitojnë 60 për qind të pagës aktuale bruto për periudhën e mbetur deri në pensionim.
Derisa, punëtorët e Telekomit që vullnetarisht ndërpresin marrëdhënien e punës do të marrin 24 paga bruto përnjëherë.
Në këtë email, ishte shkruar po ashtu se “Kjo ofertë bëhet vetëm gjatë intervalit kohor 25 mars 2022 deri më 25 prill 2022, që përkon me periudhën para finalizimit të procesit të ristrukturimit.Pas kësaj date në kompani do të rianalizohen opsionet e tjera që gjithsesi nuk do të jenë kaq të volitshme”.
Stafi janë njoftuan gjithashtu edhe për procesin e ristrukturimit (reformimit) që ka hyrë në fazën e tij përfundimtare dhe për hapat që do të ndërmerren në vijim.
Të tjera
-
Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Klinë
Pak më parë Gazeta Infokus, raportoi për të shtëna me armë në Klinë. Nga k...
-
Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presid...
-
Policia jep detaje për gjuajten me armë në Klinë, plagosen dy persona
Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një plagosje në Klinë, shkruan Gazeta...
-
Apeli anulon vendimin e ZRRE-se për shtrenjtimin e tarifave të rrymës
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ...
-
Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është...
-
Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet të respektojnë shqetësimet e Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë mëngjes se ai pret që aleatët e...
-
Vajza e Hysni Gucatit: Presim brenda 15 ditëve të bëhet ankesa
Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur për KosovaPress pas vendimit të...
-
Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon fajësinë
Një ushtar rus në gjyq për krime lufte në Ukrainë është deklaruar fajtor për ...
-
Plagoset një person në qendër të Klinës
Një person është plagosur me armë zjarri para disa minutave në Klinë. Sipa...
-
Krasniqi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Drejtësia herëdokur do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas dëni...
-
VoRAE dënon ashpër përjashtimin e fëmijëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian nga “Festa e Abetarës”
10 nxënës të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian ishin anashkaluar gja...
-
Reagimi i ashpër i djalit të Hysni Gucatit
Sot në Gjykatën Speciale është shpallur vendimi për dy krerët e OVL UÇK-së, N...