Lajme

34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës, në trup iu zbuluan disa hematoma

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 20 December 2024

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shtërpcë të enjten. Një grua dyshohet se i dha fund jetës së saj, duke bërë vetëvrasje.

Policia ka njoftuar se afër trupit të viktimës është gjetur një revole, përderisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Lidhur me rastin janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i viktimës”, theksohet në njoftimin e shkurtë të Policisë.

-Advertisement-

Prokuroria është duke e hetuar këtë rast, për të zbuluar se cilat ishin arsyet si shkak i të cilave gruaja bëri vetëvrasje.

Për rastin, Sinjali është duke raportuar se bëhet fjalë për një 34 vjeçare shtatzënë dhe se në trupin e saj janë zbuluar disa hematoma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera