Lajme

33 vjet nga themelimi i LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 23 December 2022

Sot bëhen 33 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetar i parë i kësaj partie, është zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Grupi nismëtar për themelimin e këtij subjekti politik e caktuan kryesinë e LDK-së me kryetar Dr. Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë: Dr. Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe.

Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë pari deri sa ndërroi jetë.

-Advertisement-

Aktualisht kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është Lumir Abdixhikun. Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës do të ketë aktivitete.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në orën 10:30 me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, ndërsa ngjarja kryesore mbahet në orën 18:00, në AMC Hall (Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, Mazgit), shih dhe ftesën. Mediet do të mund të qëndrojnë gjatë fjalimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku”m thuhet pos tjerash në njoftimin e zyrës për informim të kësaj partie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera