Lajme

33-vjeçari nga Mitrovica kërkon ndihmë për shërim të një sëmundje të rrallë, i nevojiten 10 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 05 December 2021

Babai i tre fëmijëve, Ekrem Tahiri, nga Mitrovica u diagnostifikua me një sëmundje të veçantë, “Sindromi Eagle”, për shërim nga e cila i duhet t’i kryejë dy operime.

Mirëpo, pedagogu i papunë që jeton vetëm me ndihmë sociale e ka të pamundur që t’i përballojë shpenzimet prej 10.000 eurosh, andaj kërkon nga njerëzit t’i ndihmojnë.

33-vjeçari tha se kërkoi ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë por nga ky institucion i thanë se rasti i tij nuk është në listën e prioriteteve.

-Advertisement-

Kushdo që dëshiron ta ndihmojë mitrovicasin mund ta kontaktojë në numrin e telefonit : 049-129-137.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera