Lajme

328 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 17 May 2022

Në Kosovë aktualisht janë 328 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe shtatë raste të reja, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga ky virus.

Janë shëruar edhe 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 792.

-Advertisement-

Në 24 orët e kaluara janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës.

Deri më sot 822 mijë e 583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 102 mijë e 349 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera