Lajme

32 vjet nga lirimi i Adem Demaçit nga burgu jugosllav

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 21 April 2022

Sot bëhen 32 vjet që nga lirimi nga burgu i veprimtarit tashmë të ndjerë Adem Demaçi. Ai në atë kohë ishte pritur në mënyrë madhështore nga mijëra qytetarë. Pasi u lirua, Demaçi menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u arrestua dhe dënua tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.

Më 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan. Në intervistën e parë një ditë a dy pas lirimit nga burgu, që ai e dha për televizionin slloven, pa shprehur kurrfarë urrejtje ose mllef hakmarrës, Ademi u mundua të hapte rrugë e shtigje për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe të favorshme për të gjithë ata që jo vetëm me fjalë por edhe me vepra ishin për liri dhe barazi në hapësirat e Ballkanit.

Gjatë vitit 1975 në Kosovë, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Vojvodinë, ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, u bënë shumë burgosje arbitrare dhe u montuan shumë procese gjyqësore kundër njerëzve të cilët policia sekrete serbe i konsideronte të rrezikshëm dhe bartës të forcave disintegruese të Jugosllavisë. Me këtë qëllim, me 6 tetor 1975, Adem Demaçi u burgos në Prishtinë për të tretën herë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera