Rozë

32 letra të Princeshë Diana-s do të dalin në ankand!

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 02 February 2023

Letrat personale të Princeshës së ndjerë Diana zbulojnë edhe njëherë mjerimin e saj për divorcin nga Princi Charles.

Në të njëjtat letra zbulohet sesi Diana mendonte që kurrë nuk do ishte divorcuar, nëse do ta dinte sa e dëshpëruar do të ndihej. Letrat e saj do të shiten për 90 mijë paund dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Janë 32 letra dhe kartolina në shitje. Disa nga letrat më personale dhe konfidenciale janë ruajtur. Vlen të theksojmë se shkrimi i saj i dorës përkeqësohet nga fundi i letrës. Ndërkaq, shitja e letrave do të bëhet më 16 shkurt në ankandët Lay të Penzance. Së fundmi një fustan i markës “Victor Edelstein” i veshur nga Diana, Princesha e Uellsit, është shitur për 604,800 dollarë në një ankand në sallën e shitjes të Sotheby’s në Nju Jork.

-Advertisement-

Fustani i mbrëmjes ngjyrë vjollcë pa rripa, i veshur nga Diana në një festë mbretëror në vitin 1991, u ble në ankandin e kuruar “The One”. Sotheby’s tha se oferta përfundimtare ishte pesëfishi i vlerësimit para ankandit prej 80,000 deri në 120,000 dollarë.

Sjellim në vëmendje se ylli televiziv Kim Kardashian, ka blerë në një ankand një nga bizhuteritë më të preferuara të Princeshës Diana. Bëhet fjalë për një kryq ametisti që është krijuar nga dizajneri i bizhuterive Garrard në vitin 1920. Princeshë Diana e mbajti kryqin në shumë nga daljet e saj publike, përfshirë një mbrëmje gala për bamirësi te mbajtur në Londër në tetor të vitit 1987.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera