31 tetori, Gorani: Nga sonte në lojë futen komandanti i KFOR-it dhe EULEX-i

Autori: Gazeta inFokus
21:21 | 27 October 2022
Analisti Dukagjin Gorani e sheh me skepticizëm mundësinë që një marrëveshje të arrihet para 31 tetorit, kur përfundon afati i dhënë nga qeveria e Kosovës për çështjen e targave të lëshuara nga autoritetet serbe për qarkullim brenda Kosovës.
Gorani, duke folur në Pressing të T7, ka thënë se me veprimet e tyre, Kosova dhe Serbia po tregojnë që nuk kanë vullnet për të nisur diskutimet mbi draftet dhe marrëveshjet kornizë të përfolura në publik.
Për shkak të afrimit të 31 tetorit, Gorani ka thënë se situata e sigurisë dhe frika nga një konflikt, fut në lojë KFOR-in dhe EULEX-in.
“Gjasat janë për zgjidhje për çështjen e targave janë minimale. Mënyra qysh po zhvillohen ngjarjet, nuk më jep me kuptu për një zgjidhje. Prej natës së sontshit, në lojë e ke komandantin e KFOR-it, EULEX-in. Cështja e sigurisë tash shndërrohet në çështje primare. Nuk ekziston as minimumi i vullnetit mes palëve për të nisur diskutimet për marrëveshjet kornizë”, ka deklaruar ai.
Gorani ka thënë se beson që ekzistojnë drafte për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, sipas tij, mund të jenë ekzistente disa drafte.
“Unë besoj që një lloj i drafteve, nëse jo një, atëherë disa, që janë të përafërt në përmbajtje, natyrisht që ekistojnë. Besoj që ekzistojnë dy-tre variante të të njëjtit qëndrim apo pozicion. Ekzistojnë variantet sepse mundohen me gjetë modalitete për variablat e marrëveshjes nesër. Njëra nga variablat e rëndësishëm është akomodimi i Asociacionit. Ka me pasë edhe diskutime se si me ia vendosë emrin, çfarë kompetencash me pasë dhe kur dhe si me u themelu”, ka thënë ai.
Sipas Goranit, ekzistenca e drafteve të tilla, dëshmon një gjë.
“Qysh sot shihet që ekzistimi i drafteve tregon që bashkësia ndërkombëtare e ka ndërmend me çu këtë punë deri në fund”, ka thënë ai.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...