Lajme

300 euro gjobë dhe ndalim të vozitjes për tre muaj ndaj kosovarit për tejkalim shpejtësie

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 19 January 2022

Policia e Kosovës ka gjobitur një person i cili gjatë drejtimit të veturës ka tejkaluar shpejtësinë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit nga Policia, përveç gjobës 300 euro, atij i janë shqiptuar tri pikë negative dhe i është ndaluar vozitja për tre muaj.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera