Lajme

300 000 karikatorë zhduken pa asnjë gjurmë nga depot e ushtrisë

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 05 July 2017

Të paktën 300 000 karikatorë janë zhdukur pa lënë gjurmë nga depot e ushtrisë sllovake, njoftoi sot agjencia zyrtare sllovake e lajmeve, TASR.

Numri i përgjithshëm i këtyre karikatorëve të humbur u përcaktua pas një inventari të bërë pas zhdukjes edhe të një sasie të madhe granatash dore dhe granatash antitank, konfirmuar prillin e kaluar.

Pas raportit përfundimtar nga Ministria sllovake e Mbrojtjes, presidenti Andrej Kiska zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm me ministrin e Mbrojtjes, Peter Gajdos dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Milan Maxim.

-Advertisement-

“Fajtorët duhet të gjenden, po kështu edhe vendndodhja e këtyre municioneve”, deklaroi presidenti Kiska.

Slovakia është anëtare e NATO-s që nga viti 2004 dhe kufizohet me Ukrainën, që është e përfshirë aktualisht në vorbullën e një lufte civile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera