Lajme

30 vjeçari nga Klina, vdiq si pasojë e aksidentit me traktor

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 30 September 2020

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në komunën e Klinës, gjegjësisht në fshatin Krushevë e Madhe.

Bëhet fjalë për një 30 vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Burime të Indeksonline, mësojnë se viktima është V.M ndërsa ai vdiq si pasojë e aksidentit me traktor.

-Advertisement-

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Për detaje të tjera do të ju informojmë”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera