30 përfaqësuese në garë për 11 bileta
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 04 October 2017
Europa jep verdiktet e saj për “Rusi 2018”, ende 30 përfaqësuese mund të pretendojnë për 11 biletat e mbetura. Mes të enjtes së ardhshme dhe të martës, 10 tetor, do të luhen dy ndeshjet e fundit që do t’i japin kualifikimin e drejtpërdrejtë shtatë kombëtareve, në pritje të ndeshjeve “play off” për katër vendet e tjera. Në këtë mënyrë do të kompletohet kuadri i skuadrave nga “kontinenti i vjetër” që do të luajnë në Kupën e Botës, atje ku do të jetë Rusia, vendi organizator, dhe Belgjika, skuadra e vetme e kualifikuar matematikisht, shkruan telesport.
Dyert janë mbyllur për Republikën Çeke, Hungarinë, Norvegjinë, Rumaninë, ndërsa ka ende shpresa për “play off” për Shqipërinë, Austrinë, Bosnjën, Greqinë dhe Holandën, kurse për një vend direkt janë në garë nga Gjermania kampione e botës në fuqi, te Mali i Zi. Nga nëntë grupet e Europës, del që gjashtë ekipe pretendojnë arritjen e “play off” matematikisht Shqipëria, Austria, Bosnjë, Qipro, Estonia dhe Greqia, ndërsa vendet e para janë thuajse “të blinduara:.
GRUPI A – Në Grupin A, Franca duhet të bëj kujdes nga Suedia. Franca do ta siguronte matematikisht vendin e parë nëse fiton në Bullgari dhe skandinavët bien në shtëpi kundër Luksemburgut, përndryshe, “gjelat” do të duhet të fitojnë detyrimisht edhe ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë dhe të shpresojnë te Holanda në sfidën e Amsterdamit, kundër Suedisë, në një sfidë që mund të transformohet edhe në një finale për një vend në “play off”.
GRUPI B – Një hap larg pranisë në Rusi është Zvicra, që ka tre pikë më shumë se Portugalia, teksa të dy skuadrat kanë garancinë e dy vendeve të para. Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij duhet të fitojnë të shtunën në Andorra dhe më pas të presin helvetikët në Lisbonë, në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e parë, më 10 tetor.
GRUPI C – Gjermania, kampione e botës në fuqi, i ka fituar të tetë eliminatoret e luajtura dhe kjo do të thotë se mjafton një barazim pas dy ditësh në Belfast për të qenë e kualifikuar matematikisht për në “Rusi 2018”. Irlanda e Veriut, matematikisht e dytë, do të ketë nevojë për një mrekulli që të marrë vendin e parë, pasi shpreson te dy humbje të skuadrës së Low.
GRUPI D – Në garën për vendin e parë, Serbia kryesuese duhet të fitojë në Austri për t’u kualifikuar metametikisht, ose duke barazuar, nëse Uellsi dhe Irlanda nuk fitojnë, sepse ballkanasit janë +3 pikë, dy ndeshje para fundit. Gara është e hapur edhe për vendin e dytë, mes Uellsit dhe Austrisë. Britanikët nuk do të kenë shërbimet e futbollistit kryesor, Gareth Bale.
GRUPI E – Në Grupin E, Polonia, tre pikë përpara, do të kualifikohet nëse fiton në Armeni dhe Danimarka e Mali i Zi e mbyllin në barazim sfidën mes tyre, në atë që është një finale e mirëfilltë për vendin e dytë, por që mund t’i lërë një dritare të hapur për mrekullinë e 90 minutave të fundit edhe për vendin e parë.
GRUPI F – Anglia do të shkojë matematikisht në Kupën e Botës nëse fiton në shtypi kundër Sllovenisë, ditën e enjte, ose edhe duke barazuar, nëse Sllovakia nuk arrin të fitojë në Skoci. Megjithatë, vetë Skocia ëndërron, sepse nëse përkon me humbjen e Sllovenisë do të mbante garën të hapur për vendin e dytë.
GRUPI G – Spanja ka tre pikë më shumë se Italia dhe golaverazh më të mirë, që do të thotë se vendi i parë është i blinduar, me përjashtim të humbjeve në dy eliminatoret e fundit, diçka shumë e bujshme nëse ndodh. Italisë i mjafton një pikë në dy ndeshjet e fundit kundër Maqedonisë ose Shqipërisë për të shkuar në “play off”. Shqipëria shkon në “play off” nëse fiton ndaj Spanjës dhe Italisë dhe “axurrët” humbasin ndaj Maqedonisë.
GRUPI H – Në Grupin H, Belgjika, pa Nainggolan, ka blinduar vendin e parë (22 pikë, +8 nga vendi i dytë), Bosnja dhe Greqia janë në garë për vendin e dytë. Bosnja ka një pikë më shumë se Greqia, por të shtunën kanë kalendar më të vështirë pasi do të presin Greqinë, ndërsa helenët shkojnë në Qipro. Duhen ruajtur distancat për të dhënë gjithçka raundin e fundit, Grecia-Gjibraltar dhe Bosnje-Estoni, më 10 tetor.
GRUPI I – Në Grupin I ka shumë ekuilibër. Kroacia dhe Islanda ndajnë vendin e parë me dy pikë më shumë se Turqia dhe Ukraina. Gjithçka mund të ndodhë në 180 minutat e fundit. Loja është drejt fundit, Europa po shkon në Botëror!

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...

































