Sport

3:0 për Kosovën, shënon Emir Sahiti

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 15 October 2024

Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Golin e shënoi Emir Sahiti në minutën e  70’të, në paraqitjen e pestë për Kosovën.

Dy golat e tjera i shënuan Kapiteni Amir Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

-Advertisement-

Momentalisht, Kosova ka gjashtë pikë në vendin e dytë në grupin 2 në Ligën C, tri më pak se Rumania që prin.

Në anën tjetër, Qipro është në pozitën e tretë me tri pikë, falë një fitoreje minimale ndaj Lituanisë në xhiron e parë.

Gjatë nëntorit, Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, teksa do ta presë Lituaninë dhe udhëton për t’u përballur me Rumaninë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera