30 ditë paraburgim për të arrestuarit për fajde
Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 21 December 2018
Policia e Kosovës dje ka bastisur më shumë se dhjetë lokacione dhe ka arrestuar pesë persona, si të dyshuar për përfitime në mënyrë të paligjshme.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par. 2 dhe 1 të KPK-së, Detyrimi nga neni 340 par.2 të KPK-së si dhe Fajde nga neni 343 par. 3 lidhur me par. 1 të KPK-së.
Siç njofton Gjykata Themelore në Prishtinë, të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin veq e veq, prej datës 20.12.2018, deri më datën 20.01.2019.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.B ka organizuar grupin kriminal në përbërje prej RR.B, I.S, L.B, B.G, dhe G.R e A.G, të cilët gjendet në arrati, ku ka mbikëqyrur dhe ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal, me qëllim të kryerjes së veprave penale, së bashku me të pandehurit e lartshënuar, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, të pandehurit vazhdimisht kanë kryer vepra të rënda penale, së pari duke siguruar një numër të caktuar të personave të ndryshëm në të shumtën e rasteve personave që kanë pasur biznese dhe njëkohësisht, duke e shfrytëzuar gjendjen e rënde financiare të të dëmtuarve.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisin veprat e njëjta apo të ngjashme penale, mund të fshihen, të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar tek të dëmtuarit dhe dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndërsa, sqarohet se palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Të tjera
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...