Lajme

3 vjet pa Astrit Deharin

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 05 November 2019

Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Publikimi i të gjeturave të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.

Raporti shprehimisht rrëzon hipotezën e ngritur për vetëvrasje nga Prokurori i rastit dhe bën thirrje për hetim të ri duke përfshirë hetimin e mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë në vrasjen e tij.

-Advertisement-

Në trevjetorin e vdekjes së tij, duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” fillon marshi me moton “Një popull për drejtësi”.

Kërkesat e marshit për drejtësi drejtuar institucioneve të Kosovë janë: Shkarkimi dhe hetimi i të gjithë personave përgjegjës në gjithë zinxhirin institucional nga Qeveria, Policia, Drejtoria e Burgjeve, Prokuroria dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore; dhe fillimi i menjëhershëm i një hetimi të ri kredibil, transparent, të pavarur dhe profesional mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, si dhe hetimin e rrethanave të vdekjes së dëshmitarit kryesor të rastit, shokut të tij të dhomës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Naser Makolli.

Marshi “Një popull për drejtësi” ka gjetur mbështetjen e shoqërisë civile, personave publikë dhe shumë organizatave politike.

Veç marshit, në trevjetorin e vdekjes së Astritit do të mbahen edhe këto aktivitete:

09:00 – Homazhe te varri i Astritit

10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.

12:00 – Marshi “Një popull për Drejtësi”

14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.

14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në menyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera