Nuk është rastësi që shpeshherë vajzat apo mbesat të gjithësecilës prej jush të duan të lyejnë gishtat dhe pikërisht në këtë moment ndodh ajo që do të donit të shmangnit të gjithë: njolla manikyri mbi tapet, dysheme apo veshje. Por kjo nuk ndodh vetëm me fëmijët, jo më pak të rrallla janë pakujdesitë e të rriturve. Në këtë artikull do ju njohim me disa truke të thjeshta si të fshini me lehtësi njollat e manikyrit mbi objekte të ndryshme:
1.Njolla manikyri mbi dysheme: Ky është shembull më i zakonshëm i pakujdesisë, mjafton të harroni për një moment të mbyllni shishëzën e manikyrit dhe fill pas do ta gjeni të shpërndarë në dysheme. Në qoftë se ju derdhet manikyr mbi parket njomeni mbi llak flokësh dhe lërini të veprojë për 15 minuta. Në fund fshijeni me një leckë të njomur. Ndërsa shenjat e manikyrit mbi pllaka hiqen duke hedhur sipër aceton ose ujë të oksigjenuar.
2.Njolla manikyri në xhins: Nuk është çudi që në pakujdesi e sipër t’ju derdhet manikyri mbi xhinset e reja. Ajo që duhet të bëni është të vendosni sipër kartopecetë të thatë dhe ta shtypni në mënyrë që të përthithë sa më shumë manikyr. Më pas hidhni sipër ujë me sodë buke dhe ta fërkoni me një furçë dhëmbësh. Bëjeni këtë veprim derisa njolla të hiqet plotësisht.
3.Njolla manikyri mbi bluza pambuku: Duhet të kishit pritur paksa para se të vishnit shpejt e shpejt bluzën e pambukut. Gishtat nuk u janë tharë plotësisht dhe në brendi të bluzës shfaqet një njollë e madhe. Asgjë për t’u shqetësuar, shtoni sipër uthull molle dhe aceton dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Në fund lani bluzon me ujë të ftohtë dhe detergjent.