Lajme

3 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e dy trenave

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 07 July 2020

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën kur dy trena u përplasën kokë më në Republikën Çeke këtë të martë.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 15:10 në hekurudhën midis Pernink dhe Karlovy Vary.

“Aksidenti ndodhi afër Pernink, rreth 120 kilometra (75 milje) në perëndim të Pragës”, thanë mediat, raporton Ora News.

-Advertisement-

Dy helikopterë dhe shërbime të tjera të urgjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, përfshirë 15 njësi të shërbimit të shpëtimit.

Ata thanë se të plagosurit u transportuan atje ku shërbimet e shpëtimit mund t’i trajtojnë ata.

Ende nuk dihet se si ndodhi përplasja, por është nisur një hetim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera