Lajme

3 mijë e 500 persona raportohet të jenë arrestuar sot në Rusi, pasi protestuan kundër luftës në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 06 March 2022

Rreth 3 mijë e 500 protestues kundër luftës në Ukrainë, thuhet të jenë arrestuar sot në të gjithë Rusinë.

Kjo është thënë nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”, ku citoi informacionet nga Ministria e Brendshme.

Sipas raportimit të tyre, rreth 2 mijë e 500 persona morën pjesë në protestat e sotme në Moskë, nga ku 1 mijë e 700 u arrestuan.

-Advertisement-

1 mijë e 500 persona të tjerë protestuan në Shën Petersburg, ku 750 u arrestuan, raportoi BBC, transmeton lajmi.net.

Gjithsej 1 mijë e 200 persona të tjerë ishin pjesëmarrës në protesta në pjesë të tjera të vendit dhe 1 mijë e 61 prej tyre janë arrestuar.

Ata që u arrestuan u dërguan në stacionet e policisë lokale për t’u marrë në pyetje ku “po vendoset çështja e sjelljes së tyre para drejtësisë”, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera