Lifestyle

3 arsyet përse lidhjet e krijuara në ambientin e punës janë më të suksesshmet

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 11 January 2018

Edhe pse mund t’i keni premtuar vetes që nuk do të ngatërroni kurrë jetën personale me atë profesionale, sërish e gjeni veten në situatën ku nuk do të donit të gjendeshit kurrë: e dashuruar pas një kolegu ose eprori.

Historitë e dashurisë të lindura në ambientet e punës shpeshherë shoqërohen me legjenda urbane nga më të ndryshme, megjithatë një studim amerikan ka treguar se gjysma e lidhjeve te lindura në vendin e punës kthehen në diçka serioze, transmeton Living.al.

Ja disa arsye për të besuar më shumë në një dashuri të lindur në punë:
1.Janë emocionuese: Dashuritë e lindura në ambientet e punës sjellin në mënyrë të paevitueshme një dozë emocionesh dhe ndjesish shumë tunduese.

-Advertisement-

2.Keni interesa të përbashkëta: Një ndër problemet më të shpeshta që has një çift është mungesa e interesave dhe qasjeve të përbashkëta, por nëse lidheni me dikë me të cilin ndani të njëjtin profesion dhe të njëjtat dije, atë mund t’ua ofrojë vetëm një dashuri në zyrë ose kompani.

3.Kaloni shumë kohës së bashku: Gjithmonë ankoheni se keni pak kohë në dispozicion për të kaluar me partnerin, por nëse ndani të njëjtën zyrë nuk do të vuani më nga ky problem. Pushimi i drekës, një kafe, mbyllja e punës, të gjitha këto mund t’i ndani me njëri- tjetrin çdo ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera