28 shkelje të vendimit të MSh-së për kufizimin e orarit të punës
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 15 July 2024
Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, ka thënë se deri tani IQP-ja ka konstatuar 28 shkelje të subjekteve juridike, të cilat nuk e kanë zbatuar vendim e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili kufizon orarin e punës nga data 13 korrik deri më 20 korrik 2024.
Sipas tij, numri më i madh i këtyre shkeljeve ka qenë në sektorin e ndërtimtarisë.
Ai ka shtuar se nga tereni është vërejtur që vendimi është duke gjetur zbatueshmëri, por që sipas tij, Inspektoret e Punës po konstatojnë edhe raste të cilat tregojnë që ky vendim nuk po zbatohet.
“Deri me tash unë mund të ju themi se Inspektorati Qendror i Punës nga tereni po konstaton që vendimi po gjënë zbatueshmeri kryesisht në nivele të kënaqshme. Por pavarësisht kësaj IQP-ja apo Inspektoret e Punës po konstatojnë edhe raste të cilat tregojnë që ky vendim nuk po zbatohet. Të shtunën me 13 korrik IQP-ja ka ndalur në teren për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi nga subjektet juridike dhe ka konstatuar 28 shkelje në 28 subjekte juridike të cilat nuk kanë zbatuar këtë vendim të MSh-së”.
“Për këtë e potencova se 28 rastet, pjesa dërrmuese e tyre janë në sektorin e ndërtimtarisë. Sepse siç e potencon edhe vendimi ndalohet puna nga ora 11:00 të paradites deri në orën 17:00 pas dite. Puna në ambiente të hapura të ekspozuar ndaj diellit, shumica e këtyre ambienteve janë në sektorin e ndërtimtarisë që ne e mbikëqyrim”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se bazuar në dispozitat ligjore IQP-ja do të shqiptoj gjobat ndaj këtyre subjekteve, të cilat sipas tij, janë të parapare në udhëzimin administrativ.
“Rrjedhimisht bazuar edhe në dispozitat ligjore të ligjit të punës, të ligjit për siguri dhe shëndet në punë dhe të udhëzimit administrativ të gjobave, IQP-ja do të shqiptoj gjoba ndaj këtyre 28 subjekteve juridike. IP-ja është duke vazhduar të bëjë mbikëqyrjen e zbatimin të këtij vendimi të MSh-së pikërisht të pikës 1,2 dhe 4 të tij, që bie ne domenin e Inspektoratit Qendror të Punës si ligj-zbatues të bëjë mbikëqyrjen e tij. Janë identifikuar në Prishtinë, në Gjakovë, në Prizren dhe në Pejë”, ka thënë ai.
Rikujtojmë se për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim javën e kaluar për kufizimin e orarit të punës nga data 13 korrik deri më 20 korrik 2024.
Gratë shtatzëna lirohen nga puna përgjatë kësaj periudhe kohore, derisa në pamundësisë të lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të vendimit, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë. Qytetarët me sëmundje kronike përgjatë datave të caktuara nga ministria, punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë. Nga data 13 korrik deri më datën 20 korrik, ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura përgjatë orarit 11:00 deri në 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...