28 Nëntori, Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen
Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 28 November 2024
Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.
Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.
Në këtë 112-vjetor, festohet kudo ka shqiptarë, duke qenë të bashkuar me mendje e zemër rreth flamurit kombëtar.
Data 28, është e veçantë për shqiptarët, duke qenë se në këtë datë, në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike për Shqipërinë.
Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj.
Kjo datë hapi një faqe të re në historinë e qëndresës shekullore antiosmane. Zoti i Arbërisë, ashtu siç Gjergj Kastrioti e nënshkroi veten, la fushëbetejën e Nishit, për t’iu drejtuar Krujës në krye të 300 kalorësve.
469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si “nëntori i dytë”, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.
28 Nëntori është shpallur gjithashtu ditë festë edhe në Republikën e Kosovës.
Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke deklaruar “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.
Ismail Qemali ishte nisur që më 19 nëntor nga Triestja drejt brigjeve të Shqipërisë për të shpallur pavarësinë.
Më 21 nëntor, do të zbarkonte në Durrës prej vaporit të Llojdit austriak “Baron Bruck”.
Në këtë qytet u prit në qelën e Dom Nikollë Kacorrit, i cili do të ishte pas një jave edhe zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së 28 nëntorit.
Sipas letërkëmbimit mes Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, ngritja e flamurit ishte menduar të bëhej më 22 nëntor në Durrës, me qëllim parandalimin e përparimit të mëtejshëm të ushtrive pushtuese në territorin e vendit.
Por, për shkak të gjendjes së nderë në qytet, Ismail Qemali lajmëroi telegrafisht delegatët nga mbarë vendi që të drejtoheshin për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë.
Ndërkohë që forcat serbe përparonin me shpejtësi drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës (27 nëntor), ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.
Një fakt interesant është se Radio Tirana filloi për herë të parë transmetimet e saj më 28 nëntor të vitit 1938. Ndërsa në 28 nëntor të vitit 1955 lindi komandanti legjendar, Adem Jashari.
Të tjera
-
Dita e Flamurit, nis ceremonia në Vlorë, i pranishëm edhe Kurti
Në Vlorë ka nisur ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve për Ditën e Pa...
-
Festa e 28 Nëntorit – urimi i Abdixhikut për shqiptarët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar gjithë s...
-
Kusari-Lila uron shqiptarët: Le ta lartësojmë dhe nderojmë gjithmonë emrin shqiptar
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka ...
-
Në Zveçan për herë të parë mbahet seancë solemne për 28 Nëntorin
Për herë të parë që nga pas lufta, në objektin e Komunës së Zveçanit, është m...
-
Krasniqi në Prekaz: Festë që na emocion pasi nuk i kemi në mesin tonë themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku më b...
-
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova nisen drejt Shqipërisë
Në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga pika kufitare në Morinë parak...
-
Osmani: 28 Nëntori- kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nënto...
-
Shikoni veprën e jashtëzakonshme artistike në nder të 28 nëntorit, e cila do të mbërrijë deri tek ish presidenti Bill Clinton
Festa e 28 Nëntorit gjithmonë na mbush me krenari dhe ndjenja të thella atdhe...
-
“Vrapimi i Nëntorit” mbledh maratonistët nga trevat shqiptare në Prekaz
Për nder të 28 nëntorit Ditës së Flamurit, është mbajtur gara “Vrapimi i Nënt...
-
Kryetari i Bujanocit: Gjobat nuk do të na ndalin që ta ngrisim flamurin më 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, njoftoi se të mërkurën në më...
-
28 Nëntori në qytetin e Flamurit – festime nën masa të rrepta sigurie në Vlorë
Në Vlorë festimet për 28 Nëntorin kanë nisur ditën e sotme nën masa të rrepta...
-
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28 Nënori dita që bashkon shqiptarët
Krerët institucional kanë nisur homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari” në P...