28 Nëntor, Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 28 November 2024
Shqipëria sot feston 112– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.
Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.
Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.
28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.
Të tjera
-
Kryetari i Bujanocit: Gjobat nuk do të na ndalin që ta ngrisim flamurin më 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, njoftoi se të mërkurën në më...
-
28 Nëntori në qytetin e Flamurit – festime nën masa të rrepta sigurie në Vlorë
Në Vlorë festimet për 28 Nëntorin kanë nisur ditën e sotme nën masa të rrepta...
-
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28 Nënori dita që bashkon shqiptarët
Krerët institucional kanë nisur homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari” në P...
-
Ky është urimi i Behgjet Pacollit për 28 Nëntorin
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntori...
-
“Parada e Shqiptarëve” mbahet për të dytin vit radhazi në Tiranë
Për të dytin vit radhazi Bashkia e Tiranës do të organizojë Paradën e Shqipta...
-
Kurti: Qëndresa e Adem Jasharit me familje na e kujton çmimin e lirisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 28 Nëntorit ka folur për pro...
-
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për emigracionin
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se ka arritur të ndalë imig...
-
Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 69 vjet...
-
Haradinaj: UÇK-ja doli në publik më 27 nëntor, jo më 28
28 nëntori u shndërrua si dita që u shënua edhe dalja e parë publike e Ushtri...
-
28 Nëntori, Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen
Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall ...
-
Zbulohet kush nga të zgjedhurit për administratën e Donald Trump u kërcënua me bombë
Kërcënimet me bombë për disa nga të emëruarit e kabinetit të presidentit të z...
-
Si arriti të fitonte ‘influencuesi i Tiktok’? Rumania hetime për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje
Agjencia më e lartë e sigurisë e Rumanisë tha të enjten se po heton ndërhyrje...