Lajme

28 nëntor 2015/ Çka thoshte Kurti për ‘Zajednicën’: Erdhi koha e hajnisë dhe shijeve personale

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 27 February 2023

Albin Kurti në fjalimin e tij gjatë vitit 2015 kishte folur për ‘Zajednicën’ ku ata që e përkrahinin, i quante shërbëtorë të regjimit.

Kur flitej për Zajednicën në Kosovë, Kurti thoshte se ka ardhë koha e hajnisë dhe ka kaluar koha e interesit të përgjithshëm.

“Politikat dhe shërbëtorët e regjimit që janë për Zajednicën, thonë që ka kaluar koha e patriotizmit dhe nacionalizmit. Ata duan të na thonë që ka ardhë koha e hajnisë, pra ata duan të na thonë se ka kaluar koha e patriotizmit dhe interesit të përgjithshëm”, thoshte Kurti.

-Advertisement-

Kurti thoshte se ka ardhur koha e hajnisë, shijeve personale dhe interesave individuale, teksa shtoi se kishte kaluar koha e idealeve, por sipas Kurtit idealet nuk do të lëshoheshin kurrë.

“Ka ardhur koha e hajnisë, e shijeve personale dhe interesave individuale. Ka kaluar koha e interesit të përgjithshëm dhe idealeve, por pa idealet e brezave të mëparshëm nuk do të kishte as këso realiteti për brezin tonë, pa idealet tona sot, nuk ka të ardhme për pasardhsit tanë. Ne kurrë nuk do t’i lëshojmë idealet dhe idealet kurrë nuk do të na lëshojnë neve”, thoshte Kurti.

“Para një çerek-shekulli, vetëm ata që ishin për Kosovën Republikë e mbronin autonominë, sot vetëm ata që janë për bashkim kombëtar e mbrojnë më gjithë mend Republikën. Kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, dihet është Serbia dhe miqtë ndërkombëtarë të Serbisë. Për bashkimin kombëtar është populli, historia jonë, brezi jonë e brezat e ardhshëm, por kundër bashkimit me Shqipërinë është edhe elita provincialiste e Kosovës, njerëz që duan të duken të mëdhenj në një shtetë sa më të vogël, njerëz që për t’u rritur vet, duan ta zvogëlojnë atdheun tonë”, kishte thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera