Lajme

27-vjetori i hyrjes së NATO’s, Ulutas e kujton me ambasadorët: Ishte jetike – dialogu rruga drejt zgjidhjes së qëndrueshme

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 12 June 2026

Në 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka mbledhur sot Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për të kujtuar ndërhyrjen e forcave të NATO’s.

Për këtë ka njoftuar Ambasada britanike, në një postim në faqen zyrtare.

Në njoftim thuhet se ata riafirmojnë angazhimin e tyre për ta mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE, si rrugë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme politike.

-Advertisement-

“Në këtë ditë, 12 qershor, ne kujtojmë ndërhyrjen jetike të forcave të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur katastrofën humanitare që po zhvillohej në Kosovë, si dhe burrat dhe gratë që kanë shërbyer dhe, në disa raste, kanë humbur jetën për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Ne i nderojmë ata dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të vazhduar përpjekjet në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme politike, në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të mbarë rajonit”, theksohet në njoftim.

 

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy