Fun & Video

25-vjeçarja nuk kishte nuhatje që nga fëmijëria, Covid ia rikthen

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 07 February 2022

Një 25-vjeçare nga Londra, Nancy Simpson, e cila nuk kishte nuhatje që në fëmijëri, i është rikthyer pasi kaloi Covid-19.

Ajo u rrit duke pa shqisën e nuhatjes por mbeti e habitur kur pas rikuperimit me Covid, ajo rifitoi nuhatjen.

“Kam qëndruar në shtëpi gjatë Krishtlindjeve, duke u izoluar në dhomën time dhe një ditë kuptova se isha në gjendje të nuhasja gjithçka”, u shpreh ajo për The Sun.

-Advertisement-

“Gjërat që më pëlqejnë ti ndjej aromën më shumë janë frutat, qirinjtë dhe përdorimi i erëzave në gatime të ndryshme”, shtoi ajo.

Dr Jane Parker, një eksperte e shijeve dhe nuhajtjes në Universitetin e Reading, tha se infeksionet virale mund të dëmtojnë qelizat nervore në hundë, gjë që i ndalon ata të dërgojnë sinjalet e duhura në tru.

Shumicës së personave iu rikthehet nuhatja por disa prej tyre vuajnë nga këto ndryshime për periudha të gjata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera