Lajme

“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 27 July 2024

Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një statistikë për punën e përditshme publike të kryeministrit Albin Kurti ku tha se 1/4 të kohës, kreu i qeverisë e kalon “nëpër të pame, homazhe e akademi përkujtimore”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i ka reaguar Demit përmes një komenti duke i quajtur të pasakta statistikat e tij, edhe pse në fund të postimit shkruan se ekipi për komunikim me publikun do të kenë parasysh statistikat e tij.

Kryeziu thotë se kryeministri është i të gjithëve dhe se merr pjesë në homazhe, sepse në Kosovë ka pasur shumë masakra.

-Advertisement-

“Analiza të tilla, edhe pse me një disclaimer (vërejtje) sikur në këtë rast, janë të prira të përdoren për tituj e raportime që nuk e përshkruajnë të vërtetën e plotë, rrjedhimisht keqinformuese (po e bashkëngjes nje shembull të shumë lajmeve që janë publikuar tashmë me të njëjtin titull). Kjo ndodh edhe sepse analiza të tilla si kjo, nuk të ofrojnë përgjigjen në pyetjen “Qysh e kalon kohën e tij Kryeministri?”. Natyra e punës dhe diskrecioni që përban nënkupton që shumëçka nuk publikohet.

Kjo e bënë analizën tuaj të pabazuar në informacion të plotë – rrjedhimisht rezultatet e analizës të pasakta.Kryeministri është kryeministër i të gjithëve. Nga ai pritet që të takoj palë të ndryshme, vendore e ndërkombëtare, për të trajtuar çështje me interes, shqetësime e kërkesa. Merr pjesë në homazhe, sepse në Kosovë ka pasur shumë masakra. Nderimi, përkujtimi dhe vizitat janë më e pakta që mund të bëjë kreu i një institucioni që nuk do të bëhej pa sakrificën e të rënëve. Që po mos ta diskutojmë secilën kategori të analizës suaj…Megjithatë ky postim mund të jetë deri diku i vlefshme për ekipin për komunikim me publikun, dhe ne do ta kemi parasysh. Faleminderit.”, ka komentuar Kryeziu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera