24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës
Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 02 April 2023
Ka qenë 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe kanë ndarë disa qindra djemë dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.
Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave, të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur.
Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 ka bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan. Me këtë rast, është njoftuar se trupat e 18 djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës, në Bajina Bashta të Serbisë.
FDH, në bazë të deklaratave të dhjetëra dëshmitarëve, ka identifikuar gjashtë eprorë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kanë qenë në pozitat më të larta të njësive që dyshohen se kanë kryer krimet.
Lidhur me krimet serbe në Kralan, në dhjetor 2014 një letër kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës i ka dërguar kryetarja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa” Arifete Bytyqi. Në emër të familjarëve të 86 viktimave të masakrës, Bytyqi ka kërkuar që të hetohet vrasja e 86 civilëve shqiptarë nga policia serbe më 4 prill 1999 në Kralan.
Bytyqi në letrën e saj ka përkujtuar se edhe sot e kësaj dite askush nga fajtorët për masakrën nuk është dërguar para drejtësisë./KP
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...