24-vjeçarja ka aplikuar në 250 vende pune por pa rezultat, e penalizon vetëm një faktor
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 05 October 2017
Kur Lauren Pitt u diplomua në Teologji dhe krijoi një listë të gjerë nga përvoja si vullnetare, ajo mendonte se nuk do ta kishte problem për të gjetur një punë.
Por, meqë çdo kërkesë dhe aplikim për unë i hidhej poshtë, ajo filloi ta mendonte seriozisht se çfarë nuk shkonte me kompanitë që nuk e merrnin.
Lauren ka aplikuar në më shumë se në 250 punë dhe shumë rrallë ishte marrë në intervistë.
24 vjeçarja është e regjistruar si e verbër.
Ajo filloi të humbasë shikimin nga mosha 13 vjeçare për shkak të gjendjes gjenetike dhe tani ka një qen udhëzues që i vjen në ndihmë.
Kur u diplomova me një shkallë të lartë në teologji, unë isha nën iluzionin se me një CV të fortë për shkak të gjithë vullnetarizmit që kisha bërë dhe shumë vendosmërive, do të gjeja një punë me vështirësi minimale”, tha Lauren.
Ndër tjera vajza tha për Mirror:
Kam aplikuar në më shumë se 250 vende pune në role të ndryshme, por nuk kam marrë përgjigje nga rreth gjysma e tyre. Unë mendoj se shumë rekrutues nënvlerësuan atë që mund të bëja për shkak të dëmtimit tim. Në intervista, kam kaluar pjesën më të madhe të kohës duke shpjeguar se unë mund të bëja punën ashtu si edhe të tjerët që nuk kanë problemin tim.
Përfundimisht kam marrë një email jashtëzakonisht pozitiv nga një punëdhënës, duke më ftuar për një intervistë dhe duke më pyetur se si mund ta bëjnë më të mirën për mua dhe nëse qeni im udhëzues do të ketë nevojë për ushqim gjatë kohës që më shoqëron. Pas intervistës më është ofruar punë si administratore në një ndërmarrje sociale. Qëndrimet e gabuara dhe paragjykimet e punëdhënësve mund të jenë një pengesë e vërtetë për personat me aftësi të kufizuara.”
Një studim i kohëve të fundit për Fushën e Veprimit zbuloi se personat me aftësi të kufizuara po “përjashtohen nga tregu i punës” për shkak të qëndrimeve dhe diskriminimit që ata mund të përballojnë gjatë procesit të rekrutimit. Anketa zbuloi se personat me aftësi të kufizuara zakonisht dëgjojnë vetëm nga më pak se gjysma e punëdhënësve që aplikojnë për punë krahasuar me 69 për qind të atyre që nuk kanë paaftësi të regjistruara.
Lauren filloi të humbasë shikimin e saj në moshën 13 vjeçare për shkak të një gjendje gjenetike të quajtur “Leber Hereditary Optic Neuropathy”. Në shumicën e rasteve ajo fillon me humbjen e shikimit në njërin sy dhe pastaj kalon në tjetrin. Kjo sëmundje është e përhapur në rreth 50.000 njerëz vetëm në Britani.
Tani 24-vjeçarja shoqërohet nga një qen që i është dhënë nga qendra vullnetare si guidë për personat e verbër.
Paaftësia ime është një pjesë e imja tashmë, por unë jam më e fortë se ajo”, përfundoi Lauren.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lok...
-
Raportohet se një nga viktimat në Gjermani është fëmijë
Anëtari i Këshillit Federal Gjerman, Reiner Haseloff ka reaguar pas sulmi...
-
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Fundviti po na bashkon me mërgimtarët. Mijëra bashkatdhetarë kanë marr...
-
Publikohet momenti i sụlmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë
Sipas mediave gjermane ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku ...
-
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – publikohen pamjet e arrestimit të tij nga policia gjermane
Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh ...
-
Osmani reagon pas sụlmit në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron krah atij të Gjermanisë!
Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me ...
-
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Bild: Të paktën 11 të vdẹkur e 80 të plagosur
BILD raporton duke u thirrur në burime se në sulmin në tregun e Krishtëlindje...
-
Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz
Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pas...
-
Hovenier e konfirmon se FBI po e heton sụlmin në Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terro...
-
Fundjavë me mot të ndryshueshëm, paralajmërohen ngrica
Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Sipas ...
-
Hovenier: Plotësisht e vërtetë se kemi pasur dallime serioze me Qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur qëndrimin...
-
Kurti publikon foto me Ramën: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e nënshkrrimit ...