Lajme

230 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 21 May 2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë janë edhe 230 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë shënuar 14 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 31 pacientë.

Deri më tani në vend janë administruar 1 milion e 828 mijë e 318 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 902 mijë e 839 njerëz, me dozën e dytë janë vaksinuar 822 mijë e 779 ndërsa me dozën përforcuese 102 mijë e 518.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera