Lajme

23 vjet nga masakra e Shtuticës

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 30 April 2022

Sot janë bërë 23 vjet që nga masakra e Shtuticës së Drenasit, ku forcat paramilitare serbe vranë e masakruan 274 persona, në mesin e tyre fëmijë, pleq, gra e burra.

Në kronikën e vitit të kaluar nga Klan Kosova, dëshmitari i asaj masakre, Ragip Sokoli, tregon se si ndodhi që në vetëm një zonë të malit, u vranë 17 persona, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Ai ishte cak i sulmit nga forcat serbe edhe dy ditë më pas, kur ishte duke ecur me dy ushtarë të UÇK-së, të cilët u vranë, ndërsa vet Sokoli mbeti i plagosur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera