23 vjet nga kapitullimi i Millosheviqit
Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 09 June 2022
Sot bëhen 23 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria e Jugosllavisë dhe kapitullimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar t’i tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshja e Kumanovës ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, e nënshkruar më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.
Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptar të zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.
Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:
c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar nga KFOR-i.d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës.e) u caktua një zonë prej 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në ku nuk u guxua të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.
Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havijer Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku në Kosovë u dërguan 37 mijë e 200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.
Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.
Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës./KP
Të tjera
-
Edhe Berat Buzhala e dërgon veturën e tij për kontrollë tregon a iu gjet GPS
Gazetari Berat Buzhala ka dërguar veturën e tij në kontrollë pasi në veturën ...
-
Shkaku i intervistës me Harris – Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh
Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv CBS për një intervistë me Kamala Ha...
-
Musliu për rastin e Kajtazit: Autorët e kësaj vepre të rrezikshme t’i sjellim para drejtësisë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar kundër vendosjes së pajisjes s...
-
Abdixhiku: QKUK-në do ta ndërtojmë në një lokacion të ri, i vjetri do të rrënohet
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se objekt...
-
Abdixhiku: Me Vehbi Kajtazin kemi mospajtime, por sot solidarizohem me të
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se partia ...
-
Pacolli: Presidentja më kërkoi ndihmë për t’ia gjetur dy-tri vota
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa O...
-
Vehbi Kajtazi tregon se kujt dyshohet se i përket GPS-i i gjetur në veturën e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar sërish GPS-in i cili është gjetur në vetu...
-
ShBA-ja qorton sërish Kosovën në OKB për “veprimet e pakoordinuara”: Punoni përmes dialogut, themeloni Asociacionin
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Wood, ka kritikuar Q...
-
DASh: Projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor mbi Kosovën, shkel detyrimet e dialogut
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se si...
-
Pasi Kajtazi zbuloi përgjuesin në veturë, Mirena publikon foto të veturës së tij: Pse po ekzaminohet pikërisht sot?
Gazetari Ilir Mirena, i cili së bashku me kolegun e tij Vehbi Kajtazi e Berat...
-
Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak momente, pa...
-
Sjelljet e shumë komentuara të banorëve të BBVK3, ja çfarë thoshte psikologia që u bëri testimin psikologjik
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu e cila u bëri testimet psikologjike banorë...