23 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 24 March 2022
Sot mbushen 23 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.
Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra t ë tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë presidenti Clinton.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviqit dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.
Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.
Të tjera
-
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit t...
-
Haradinaj tregon se kur do të jetë fundi i tij në politikë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se rr...
-
BE-ja, Koreja e Jugut kërkojnë largimin e trupave koreano-veriore nga Rusia
Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian dënuan furnizimin e Moskës me armë nga K...
-
Rrahmani: Nuk kemi qëndrim ende për buxhetin e vitit 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të...
-
Kurti: Përveç Serbisë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ose janë pjesë e NATO-s ose e kanë NATO-n brenda tyre
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e ...
-
Haradinaj: Akuzat ndaj shqiptarëve në Hagë janë të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza e të ngarkuara politikisht
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Tahiri: Tri dekada Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka kujtuar...
-
“Njerëz si Kamala kanë dështuar të bëjnë punën e tyre”/ Kandidati për zv.president i Trump: Duam amerikanë që…
Në një tubim në Michigan, senatori JD Vance tha se udhëheqësit, duke përfshir...
-
Instagram zbulon veçoritë e reja të filtrimit të mesazheve
Ndryshime të reja po vijnë për përdoruesit e Instagramit këto ditë. Rr...
-
Vendimi për Vulinin, Bislimi: Thellon shqetësimet për të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shkruar në “X” për vendimin e Gjykatës...
-
Rama ndan pamjet: Për hajër ura e madhe e Kukësit, kur të kaloni shani se plas syri i keq
Ura e Madhe e Kukësit është hapur të hënën për qarkullimin e automjeteve duke...
-
Fillojnë punimet për vendosjen e Termokosit në QKUK
Ndërmarrja Publike Banesore ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rreg...