Lajme

23 programe pezullohen në UP, prej tyre tri programe doktorate

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 28 June 2017

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjithsej janë 23 programe që janë refuzuar të akreditohen.

Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë janë pezulluar së akredituari dy programe në master, programi master në Shëndetin Publik si dhe programi Master në Pemëtari me Vreshtari.

Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës janë pezulluar programet Gjeodezi në bachelor si dhe programi gjeodezi në master, shkruan “Zëri”.

-Advertisement-

Ndërkaq, në Fakultetin Ekonomik është pezulluar programi Ekonomi e aplikuar dhe menaxhment, si dhe programi në master Ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik lokal.Në këtë fakultet janë pezulluar dhe dy programe në studime të doktoratës, programi ekonomiks si dhe programi ekonomiks në gjuhën angleze. Në Fakultetin e Edukimit janë pezulluar katër programe në master profesional ; Mësimdhënie në matematikë, mësimdhënie në shkencat natyrore, mësimdhënie në shkencat sociale, mësimdhënie në teknologji dhe TIK, raporton “Zëri”.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike janë pezulluar tri programe Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë, Elektroenergjetike,  Elektronikë.

Në Fakultetin e Inxhinerisë Mekanike katër programe :  Konstruksione dhe Mekanizim, Konstruksione dhe Mekanizim, Termoenergjetikë dhe Termoteknikë, Termoenergjetikë dhe Termoteknikë.

Ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë është pezulluar programi Mjekësi Paraklinike.

Në Fakultetin e Filologjisë janë pezulluar tri programe; Master në degën e gjuhës frënge, gazetari dhe marrëdhënie me publikun, si dhe programi në nivelin e doktoratës  Gazetari dhe Shkencat e Komunikimit. /ZËRI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera