Lajme

22 vjeçarit i sekuestrohet një armë në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 17 December 2021

Një 22 vjeçarit i është sekuestruar armë mbrëmë në Vushtrri.

Policia njofton se sekuestrimi i armës është bërë kur vetura të cilën e drejtonte i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit të detajuar është gjetur një pistoletë dhe tetë fishekë, për të 22 vjeçari nuk posedonte leje.

“Në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2021, Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndalur veturën të cilën e drejtonte i dyshuari, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ dhe tetë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

-Advertisement-

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari B. F., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera