22 të arrestuar pas shpërthimit në Stamboll/ Qeveria: Sulm terrorist i PKK

Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 14 November 2022
Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosen pas një shpërthimi në qendër të Stambollit, në zonën e Sheshit Taksim.
Ngjarja shokuese u cilësua menjëherë si sulm terrorist nga autoritet që kanë arrestuar 22 të dyshuar për ngjarjen, mes tyre edhe një grua që mendohet se hodhi bombën. Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si ata që fshihen pas sulmit. Sulmi ndodhi në një zonë që frekuentohet shumë jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët e huaj, të cilët janë shprehur të shokuar për ngjarjen.
“Ishim vetëm tridhjetë metra larg dhe vetëm kur dëgjuam një shpërthim të madh. pashë njerëz që vraponin të alarmuar, kështu që kuptova që diçka ndodhi”, tha Sam Brein.
“Ishte e frikshme , sepse ndonjëherë, kur ndodh diçka e tillë,ekziston frika që të përsëritet.. “, tregoi Mads Reiflin Johannessen, turist danez.
Ndërsa banorët vendas nuk e shohin ngjarjen si rastësi.
“Duam apo s’duam kjo do të ketë pasoja. 5vjet më parë kishim të njëjtën gjë, pra nuk është gjë tjetër veç terror. Ne e dimë mirë këtë, po e përjetojmë në të gjithë vendin, është një situatë e keqe”, tha një prej tyre.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi me shpejtësi pas ngjarjes dhe tha se autorët do të ndëshkohen, duke shtuar se “era e terrorit” ishte në ajër.
“Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot ashtu si dje dhe si do të dështojnë nesër”, tha ai përpara se të nisej për në Indonezi për samit e Grupit të G 20.

Të tjera
-
29 pozita në qeveri me Ushtrues Detyre
Hiç më pak se 29 pozita në kuadër të Qeverisë së Kosovës po funksionojnë me u...
-
Sveçla: Ekziston qasje bllokuese e partive opozitare
Sot për herë të 30 ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Repub...
-
Abdixhiku pozon me yjet e Kosovës, Zhegrovën dhe Rrahmanin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pozuar përkrah...
-
“Unë jam kanë për me e votu Albulenën – ju kam thanë këta krejt të njejtë janë,unë nuk votoj msheft”, thotë Bekë Berisha
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka thënë se...
-
Greqi: Shqiptari bëhet shpëtimtari i dy fëmijëve që po mbyteshin në lumë
Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero pasi shpëtoi dy adoleshentë të...
-
Bulliqi për autostradën Prishtinë – Podujevë: Ka pas neglizhencë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për vonesën në për...
-
Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, është shprehur skeptike se ...
-
Vuçiq në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë...
-
Vuçiq nga Odesa: E falënderova Zelenskyn që nuk ftoi përfaqësues të Kosovës në Samit
Në Samitin e Ukrainë – Evropë Juglindore në Odesa, Presidenti serb Aleksandër...
-
Kurti në pritjen e organizuar në prag të Ditës së Çlirimit: Suksesi i Kosovës pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s
Në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot u mbajt pritje e organizuar nga ...
-
Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun
Ekskluzivisht në emisionin Rubikon, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir ...
-
Haziri me kritika për PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me mënyrën si po e trajtojnë krizën politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar PDK-...