21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus
12:33 | 13 January 2025
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezultate pozitive, duke raportuar se gjatë javës së kaluar janë sjellë në jetë 12 vajza dhe 9 djem.
Lindjet shënojnë një moment të veçantë për komunitetin dhe janë dëshmi e përkushtimit të ekipit të maternitetit të Spitalit për të ofruar kujdes maksimal për nënat dhe të porsalindurit.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut, Spitali ka ndarë detaje shtesë për shërbimet e tjera të ofruara gjatë javës.
Në këtë njoftim, përveç lindjeve, janë publikuar edhe të dhëna që pasqyrojnë angazhimin dhe cilësinë e kujdesit mjekësor, duke përfshirë 3,038 vizita te mjekët specialistë, 228 pranime të reja, mesatarisht 180 pacientë të shtrirë çdo ditë, 21,658 analiza laboratorike të realizuara për 2,134 pacientë, 53 operacione të suksesshme, së bashku me qindra shërbime imazherie, fiziatrike dhe seanca dialize
Spitali, në njoftimin e tij, thekson përkushtimin që ka ekipi shëndetësor për ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve.
“Jam krenare për ekipin tonë dhe përkushtimin e tyre. Këto shifra nuk janë vetëm statistika, por reflektim i përkushtimit tonë për t’iu shërbyer pacientëve me cilësi dhe dashuri”, kanë shkruar ata.
Stafi i Spitalit Rajonal të Pejës vazhdon të punojë pa ndërprerje për të ofruar kujdes cilësor 24/7, duke u kujdesur për çdo pacient me përkushtim dhe profesionalizëm.

Të tjera
-
A e ka përkrahjen e PDK-së për bisedime me LVV-në? Kështu përgjigjet Bedri Hamza
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza nuk ...
-
Hamza: Me VV-në s’kemi kurrfarë komunikimi, unë preferoj Qeveri me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvend
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se janë duke zhvil...
-
Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka folur rreth thirrjes së seancës ko...
-
Raportohet për shpëṛthim të baterive në një ndërtesë në lagjen “Pejton”
Një shpërthim i baterive ka ndodhur mëngjesin e së premtes në hyrjen e një nd...
-
A është i gatshëm t’ia japë kryeministrinë LDK-së për të formuar qeverinë? – Kjo është përgjigjja e Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në ...
-
Koalicion me LVV-në? – Bedri Hamza thotë se është i gatshëm të bisedojë me të gjithë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në ...
-
Përjashtohet nga LVV-ja, Lahu shpërthen me kritika: Vitia i humbi qëllimshëm zgjedhjet ndaj Ramës
Berat Lahu, asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, shpërtheu me kritika...
-
Kështu duket objekti në ndërtim e sipër i Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar pamje nga ndërtimi i Xhamisë Qendrore...
-
Dy asambleistë në Prishtinë braktisin Lëvizjen Vetëvendosje
Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së n...
-
“S’besoj që investimet e biznesit tim ishin faktor vendimtar për njohje”” – Pacolli paralajmëron ambasadë në Nairobi
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se njohja e shtetit t...
-
Petkoviqit i djeg që ambasadori britanik e uroi Kosovën për njohjen nga Kenia, ky është reagimi i tij
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pe...
-
Prokuroria e Hagës kërkon të pranohen provat e dëshmitarit që iu konstatuan probleme mendore, ai vetë e mohonte nënshkrimin
Dëshmitari i 29-të, kur e pati radhën të dëshmojë, në muajin tetor 2023, e ki...